Europa League, kualifikohen të mëdhatë por ka dhe surpriza

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Europa League/ Ashtu si çdo herë ndeshjet e Europa League dhurojnë emocione dhe rezuktate surprizë. Ekipet favorite thuajse kanë kaluar të gjitha për në fazën e grupeve, teksa surprizat më të mëdha kanë qënë eleminimet e Panathinaikos dhe Sauthampton. Borusia e Dortmundit ka regjistruar fitoren më të thellë me rezultatin 7-2 përballë Odd Grenland. Fitore bindëse arriti edhe ekipi turk i Fenerbahçes 3-0 përballë grekëve të Atromitos, teksa Paoku i Ergys Kaçes barazoi në transfertën me Brondby me rezultatin 1-1, por u kualifikua pas fitores në ndeshjen e parë me rezultatin 5-0. Edhe Qarabag i Ansi Agollit kaloi për më tej, pasi në ndeshjen e kthimit shpartalloi zvicerianët e Young Boys me rezultatin 3-0. Kualifikim edhe për Ajax, që në këtë sezon duhet të kënaqet me pjesëmarrjen në Europa League. Ja ekipet që u kualifikuan:

“Bordeaux, Ajax, Qarabag, Rubin Kazan, Krasnodar, Lech Poznan, St. Etienne, Sparta Prague, AZ Alkmaar, Paok, Fenerbahçe, Liberec, Gabala, Rosenborg, Borusia Dortmund, Dinamo Minsk, Molde, Plzen, Athletic Bilbao, Midjytlland, Legia Warsava.

Ja rezultatet e plota të mbrëmjes së sotme:
image

image

S'KA KOMENTE

Comments are closed.