Europa League/ Kukësi, analizë para ndeshjes

0
SHPËRNDAJE
Loading...

analiza1Skuadra e Kukësit në kuadër të ndeshjes me Austrinë e Vjenës ka zhvilluar një analizë të detajuar gjatë ditës së sotme në zyrat e klubit. Stafi teknik dhe lojtarët kanë studiuar lojën e kundërshtarit të tyre. Skemat dhe loja e kundërshtarit kanë qenë në fokusin e trajnerit dhe futbollistëve. 

Lojtarët kanë qenë mjaft të përqendruar dhe kanë dhënë edhe idetë e tyre për kalimin e kësaj ndeshjeje. Në fund të analizës për të shtensionuar pak situatën ka qenë i pranishëm edhe presidenti Safet Gjici që ka shkëmbyer batuta me lojtarët. Numri një i klubit i ka dhënë forcë dhe kurajo futbollistëve për këtë takim shumë të rëndësishëm/fk-kukesi.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.