Europa League / Lioni përmbys Romën, barazim në derbin e Ballkanit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Mbrëmje spektakolare në Europa League, me 26 gola të shënuar në 8 takime, ku Genk është ndoshta skuadra e parë që siguron një biletë për në raundin tjetër pas një fitoreje në derbin belg me Gent, kurse Lioni realizoi një përmbysje fantastike në “Stade De Lumiere”.

Francezët patën një mbrëmje magjike përpara publikut të tyre, pavarësisht se golit të Diakabhy në të 8-tën ju përgjigj Salah dhe dhe Fazio. Gjithsesi në pjesën e dytë ndeshja ndryshoi plotësisht me Lyonin që i shtyrë dhe nga publiku arriti të kthejë rezultatin. Tolliso barazoi në të 47-tën me një goditje mjaft të bukur ndërsa Fekir shënoi golin e epërsisë franceze në të 74-trën. Gjithsesi qershi mbi tortë ishte finalizimi i Lacazetta në minutën e 92-të që e bën më të fortë suksesin e vendasve për ndeshjen e kthimit në Romë.

Lumë golash dhe në derbin belg, me Genk që mposhti Gent në shtëpi 2-5. Malinosvky ishte autor i një goli fantastic për miqtë, por Kalou barazoi shumë shpejt për Gent. Gjithsesi para pushimit Colley në të 33-tën, Samata në të 41-tën dhe Uronen në të 45-tën vulosën një epërsi me 3 gola për miqtë. Gent u përpoq të rikthehej në lojë me një finalizim të Coulibaly por sërish Samata shënoi dhe golin e pestë duke vulosur rezultatin përfundimtar.

Barazim u mbyll ndërkohë derbi gjerman mes Schalken dhe Gladbach, ku gjithcka u vendos në pjesën e parë. Hoffman I dha epërsinë bluve mbretërorë në minutën e 15-tën, porBurgstaller barazoi në të 25-tën.

1-1 u mbyll dhe derbi tjetër ai i Ballkanit mes Olympiacos dhe Beshiktash, ku Cambiasso i rikthyer protagonist me golin e 1-0 për grekët, por që u barazua nga Aboubakar në të 53-tën duke bërë që turqit të nisen të favorizuar për ndeshjen e kthimit.

Celta Vigo mori një fitore të vuajtur 2-1 me Krasnodar në shtëpi, me një gol të vonë të Beaveu.Vendasit kaluan të parët në epërsi me Wass, përpara se Claesson të barazonte, por pa mundur dot të evitojë humbjen për të tijtë, pasi në fund spanjollët fituan duke patur një epërsi për ndeshjen e kthimit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.