Europa League/ Liverpool fiton të parën në “klasiken” angleze (Video)

0
SHPËRNDAJE

Europa League/ Liverpool nën urdhërat e Jurgen Klopp është rikthyer sërish në ditët e tij të madhështisë. “The Reds” arritën të fitojnë ndeshjen e parë në Europa League për fazën e 1/16 kundër rivalëve të përjetshëm, Manchester United me rezultatin 2-0. Liverpool dominoi krejtësisht takimin teksa rezultati mund të ishte më i thellë nëse nuk do të kishte qenë për portierin De Gea. imageGolat e shënuar nga Sturridge në minutën e 20′ dhe Firmino në të 73′-tën i dhanë një fitore qetësie skuadrës së Klopp që në ndeshjen e kthimit shkon me avantazhin e dy golave. Ndërkohë Lazio e Etrit Berishës hodhi një hap gjysmë të sigurtë drejt kualifikimit pasi mori një barazim 1-1 në fushën e Spartës së Pragës. Portieri shqiptar edhe pse sot kishte ditëlindjen e tij të 27-të qëndroi në stol gjatë kësaj përballje.

Rezultatet e mbrëmjes në Europa League

Liverpool – Manchester United 2-0

Sparta Prague – Lazio 1-1

Athletic Bilbao – Valencia 1-0

Villareal – Leverkusen 2-0

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.