Europa League / Luhen sot çerekfinalet e dyta

0
SHPËRNDAJE

Europa League / Katër sfida për të mësuar 4 skuadrat e kualifikuara në fazën gjysmfinale. Europa League vjen mbrëmjen e sotme me 4 ndeshjet e kthimit të ruandit cerekfinal, sfida në të cilat do të përcaktohet edhe 4 skuadrat që do vazhdojnë aventurën e tyre në këtë kompeticion, me objektivin për ti shkuar deri fund.

Manchester United që është edhe favoritja kryesore për të fituar trofeun pret në Old Trafford, Anderlechtin. Barazimi 1-1 i regjistruar në Bruksel një javë më parë favorizon skuadrën e Jose  Mourinhos. Juan Mata dhe dy mbrojtësit  Phil Jones dhe Chris Smalling do të jenë mungesat e sigurta të Djajëve të Kuq në këtë duel. United i ka përqëndruar të gjitha bateritë te ky kompeticion dhe kjo ishte një nga arsyet kryesore që trajneri portugez la në stol shumë futbollistë titullarë në supersfidën ndaj Chelsea-it në kampionat, mes tyre edhe gjigandin suedez, Zlatan Ibrahimovic.

Një tjetër sfidë shumë e bukur për tu parë është ajo mes Schalke 04 dhe Ajaxit të Amsterdamit. Në Veltins Arena, Blutë Mbretërorë do të kërkojnë të përmbysin humbjen 2-0 të sfidës së parë edhe pse misioni përballë harkëtarëve nuk do të jetë aspak i lehtë për gjermanët. Si Schalke ashtu edhe skuadra holandeze e kanë fituar në nga një rast këtë kompeticion.

Një tjetër sfidë spektakolare është ajo që do të zhvillohet në Stamboll mes Beshiktashit dhe Olymique Lyon. Ajo fitore me përmbysje 2-1 në ndeshjen e parë favorizon skuadrën franceze edhe pse Besiktasi e ka potencialin për të përmbysur gjithcka.

Në Belgjikë Celta Vigo sfidon Genkun pas atij suksesi 3-2 në shtëpi, me shpresën për të ruajtur avantazhin dhe për tu kualifikuar në ruandin tjetër. Spanjollët janë favoritë për tu kualifkuar në gjysmëfinale edhe pse belgët kurrësesi nuk duhen nënvlerësuar. 4 sfida spektakolare emocionet e të cilave do të keni mundësi ti përjetoni live vetëm në ekranin e Supersport.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.