Europa League, natë e hidhur për “të mëdhatë”

0
SHPËRNDAJE

west ham

 

Mbrëmja e sotme e Europa League ka rezervuar shumë surpriza për ato skuadra që të paktën në letër konsideroheshin favorite  për të kaluar në turin tjetër. West Ham i ka dhënë lamtumirën Europës pas humbjes 2-1 kundër rumunëve të Astra. I njëjti fat edhe për Sampdorian e cila edhe pse ka fituar 0-2 në transfertë kundë Vojvodinas nuk ka mjaftuar për të përmbysur rezultatin 0-4 të ndeshjes së parë. Kanë kaluar për më tej pa probleme Southampton që fitoi edhe takimin e dytë me shifrat 0-2 dhe Borussia Dortmund që shkatërroi 5-0 austriakët e Wolfsberger. Kalojnë për në turin tjetër edhe Athletic Bilbao dhe Saint Etienne që u mund 1-2 në shtëpi por kaloi falë fitores 3-0 në ndeshjen e parë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.