Europa League/ Ndëshkohen futbollistët shqiptarë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Dy kartonë të verdhë e rrjedhimisht i kuq për Fidan Alitin i cili shkaktoi edhe penallti (që u humb) në ndeshjen Hapoel Beer-Sheva të Izraelit ndaj Sheriff Tiraspol të Moldavisë për të cilën luan edhe futbollisti ynë. Në fund një 3-2 për izraelitët, rezultat ky që e lë kualifi-kimin të hapur për të dyja skuadrat.

Vardar i Shkupit humbi 1-2 në fushën e vet ndaj Dinamo Zagreb dhe në ’59, sulmuesi shqiptar Jasir Asani u ndëshkua me karton të verdhë për tu zëvendësuar më pas njëzet minuta nga përfundimi i takimit.

Ansi Agolli luajti 90 minuta të plota për Karabakh në ndeshjen e fituar 2-0 ndaj modestve të Dudelange nga Luksemburgu ndërsa Qazim Laci nuk u grumbullua për APOEL të Qipros në barazimin pa gola ndaj TNS të Uellsit.

Ja rezultatet e së martës:

Zrinjski – Legia 1-1
Dinamo Tbilisi – Alashkert 2-0
Karabakh – Dudelange 2-0
H. Beer Sheva – Sheriff 3-2
Bate – SJK 2-0
Lincoln – Celtic 1-0
TNS – APOEL 0-0
Valletta – Crvena Zvezda 1-2
Salzburg – Liepaja 1-0
Vardar – Dinamo Zagreb 1-2

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.