Europa League/ Nuk fitojnë shqiptarët, shkëlqen Dortmund(video)

0
SHPËRNDAJE

xhaka

Janë mbyllur katër sfidat e para të mbrëmjes së sotme të Europa League ku protagonist janë edhe dy shqiptar, në fushë Taulant Xhaka në fushë për Basel dhe Besnik Hasi në stolin e Anderlecht.

Basel 0-0 Sevilla

Është mbyllur në barazim pa gola sfida mes kampionëve të Zvicrës dhe fituesve në fuqi të Europa League, Sevilla.  Ndeshja mes dy skuadrave ka qënë e balancuar por në fund asnjëra nuk ia ka dalë të shënoj për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes madje as kartoni i kuq i N’Zonzi nuk ndikon aspak. Ndërkohë 90’ minuta në fushë për mesfushorin e kombëtares tonë, Taulant Xhaka. Ndërkohë nuk ka qënë as në stol mbrojtësi Naser Aliji.

Besnik-Hasi-iknt

Shakhtar 3-1 Anderlecht

Humbet Anderlecht i Besnik Hasi në transfertën ukrainase ndaj Shakhtar Donetsk. Vendasit kanë kaluar në avantazh të dysfishtë që në fraksionin e parë të sfidës. Djemtë e Hasit provuan të hapnin ndeshjen duke ngushtuar diferencën me golin Akempong. Por nuk ka zgjatur ky rezultat dhe ukrainasit shënojnë sërish me Alves duke hedhur një hap të rëndësishëm për kualifikimit. Ndërsa Anderlechtit të Hasit i duhet që në Bruksel të zgjidh kualifikimin.

reus

Borussia Dortmund 3-0 Tottenham Hotspur

Dortmund arrin një fitore të rëndësishme ndaj Tottenham që po tregon një formë të mirë në Premier League. Aubamejang shënon golin e parë në minutën e 30’ pas asistit të Shmelzer. Ndërsa në fraksionin e dytë skenën e ‘’vjedh’’ Marko Rojs që me një dopietë duke i vendosur një ‘’vulë’’ të fortë një kualifikim të mundshëm.

Fenerbahce 1-0 Braga

Turqit e Fenerbahce arrijnë ta fitojnë sfidën e parë në shtëpi të 1/8 ndaj portugezëve të Sportin Braga. Goli që vendos sfidën vjen shumë vonë në minutën e 82’ me golin e Topal.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.