Shënojnë Shala dhe Avdijaj. Kaçe, Çikalleshi titullarë, debuton Rashica (video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kace-PaokLegjionarët/Herolind Shala ka ndërruar ekip, por jo zakonin e tij. Sulmuesi shqiptar që aktivizohet në Çeki me Slovan Liberec ka shënuar sërisht, për t’i dhënë fitoren ekipit të tij në eliminatoret e Europa League. Shala, i hedhur në fushë pjesën e dytë, ka qënë njeriu i fitores për ekipin e tij përballë ekipit izraelit Shmona. Shqiptari ka shënuar një gol mjaft të vyer për Liberec në minutën e 84′, duke i dhënë kështu fitoren në ndeshjen e parë ekipit çek, ku lojtari është i huazuar për këtë sezon.

Një nga lojtarët shqiptarë të rinj më të fortë në qarkullim Dionis Avdijaj, i cili aktivizohet te austriakët e Sturm Graz ka qenë protagonist në ndeshjen e sotme të humbur 2-3 nga ekipi i tij pasi fillimisht ka shënuar golin e barazimit të 1-1 në minutën e 21-të dhe në minutën e 69-të ka marrë kartonin e dytë të verdhë duke e lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë.

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe, është aktivizuar 90 minuta në ndeshjen që ekipi i tij Paok fitoi ndaj Trnavës në Europa League. Ekipi grek fitoi me rezultatin 1-0, edhe pse luajti qysh nga minuta e 2′-të me një lojtar më pak pasi mbrojtësi Vitor u ndëshkua me karton të kuq. Kaçe ishte një nga lojtarët më të dalluar në fushë, teksa forma e tij vazhdon të jetë gjithmon në rritje.

avdijaj

Ndër lojtarët e tjerë shqiptarë që aktivizohen në Europë sot kanë luajtur edhe Sokol Çikalleshi dhe Elbasan Rashani, përkatësisht Çikalleshi me ekipin e tij Basaksehir ka luajtur përballë AZ Alkmaar dhe ndeshja ka përfunduar 2-0 në favour të hollandezëve me sulmuesin shqiptar që nuk ka arritur të lërë shenjë i penalizuar edhe nga fakti se ekipi i tij luajti në pjesën më të madhe të lojës me 10 lojtarë.

Ndërkohë edhe Rashani është aktivizuar për 90 minuta me Brondbyn me skuadrën daneze që nuk ka shkuar më larg se një barazim kundër qipriotëve të Omonias. Rashani nuk ka arritur të jetë deçiziv si në ndeshjet e kaluara të Europa League dhe mesa duket kjo është pasqyruar edhe në rezultatin final të ndeshjes.

Një tjetër emër i ri por shumë premtues i futbollit shqiptar është Milot Rashica që ka kaluar sivjet nga Kosova e Vushtrrisë te Vitesse e Hollandës. Ka debutuar në Europë në ’60 por nuk mundur të ndihmojë ekipin për të shmangur humbjen e thellë 3-0 ndaj anglezëve të Southampton.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.