Europa League, sot ndeshjet e fundit në grupe

0
SHPËRNDAJE
Loading...

europa-league-trophy
Sot luhen ndeshjet e javës së fundit të fazës së grupeve në Europa League, ku pritet të mësohen edhe 11 skuadrat e fundit të kualifikuara për në 1/16 të finaleve të këtij kompeticioni.

Në Grupin A, Fejnordi do të luajë me Fenerbahçen, me skuadrën turke që është praktikisht mes 32 më të mirave. Manchester United do të luajë me Zorian dhe i mbyll llogaritë e kualifikimit edhe me një barazim. Në Grupin D, Alkmari do të luajë ndaj Zenitit fitues të grupit dhe holandezët kalojnë nëse fitojnë sfidën. Alkmari kualifikohet edhe me barazimin, por duhet të shpresojë që edhe sfida mes Makabit dhe Dundalkut të mos ketë fitues.

Në Grupin E, Astra kalon nëse mund Romën. Në rast humbjeje, kjo skuadër duhet të shpresojë në një barazim apo disfatë të Austrisë së Vjenës ndaj Pëlzenit.

Në Grupin G, skuadra e kualifikuar do të jetë Standardi ose Selta Vigo, që do të luajnë ndaj Ajaksit dhe Panathinaikosit. Nëse këto dy skuadra e mbyllin fazën e grupeve në barazim pikësh, atëherë për të mësuar ekipin e kualifikuar do të shihet fillimisht golavarazhi e më pas numri i golave të shënuar.

Në Grupin J, Fiorentina kualifikohet nëse nuk humbet ndaj Karabagut dhe nëse PAOK-u fiton ndaj Slovanit. Karabagu kualifikohet nëse fiton me italianët ose nëse barazon dhe PAOK-u nuk fiton. Në Grupin K, beteja për vendin e dytë është mes Hapoel Bir Shevas e Sauthemptonit. Skuadra izraelite kalon me një fitore ose me një barazim me gola ndaj Southemptonit, duke qenë se sfida e parë mes tyre përfundoi 0-0. Nëse kjo sfidë mbyllet pa gola, skuadra e kualifikuar do të jetë Sauthemptoni, pasi ka golavarazh më të mirë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.