Europa League/ Takaj, 50 mijë euro premio për kalimin e turit

0
SHPËRNDAJE

Europa League/ Një shumë prej 50 mijë eurosh premio ka vendosur presidenti Ardjan Takaj për kualifikimin në fazën “play-off” të Ligës së Europës.

Ky është shpërblimi i dytë që kreu i klubit vendos në dispozicion të ekipit, pasi më parë ka akorduar të njëjtën shumë në turin e dytë, kur Skënderbeu kaloi skuadrën kazake të Kairatit.

Nëse korçarët kualifikohen, atëherë të ardhurat nga UEFA shkojnë 920 mijë euro.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.