Europa League/ Vazot për Kukësin, Teutën e Partizanin

0
SHPËRNDAJE

13124708_1144621848938373_2607656705593598005_nMisioni për të kaluar sa më shumë ture në Europa League do të jetë më i thjeshtë për Kukësin dhe më i vështirë për Partizanin e Teutën. Me suksesin e skuadrës së Klodian Duros ndaj Lacit në finalen e Kupës së Shqipërisë u përcaktuan edhe tre klubet që do të përfaqësojnë Kategorinë Superiore në edicionin e ardhshëm të Europa League, teksa Kukësit dhe Paritzanit iu bashkua Teuta e Gugash Maganit. Në fakt në shortin e turit të parë kualifikues të këtij kompeticioni që do të hidhet, 20 Qershorin e ardhshëm, në Nyon të Zvicrës, vetëm Kukësi do të bëjë pjesë në vazon e të ashtuquajturave skuadra favorite pasi falë paraqitjeve të mira që kanë bërë gjatë viteve të fundit në Europa League, verilindorët kanë dukshëm një koeficent më të lartë se Partizani dhe Teuta.

Kukësi momentalisht pozicionohet në vendin e 303 në klasfikimin e UEFA-s për klube teksa numëron 4075 pikë. Në raundin e parë paraeliminator të Europa League ndërkohë do të marrin pjesë 96 skuadra teksa 48 prej tyre do të bëjnë pjesë në vazon e parë, dhe duke qenë se Kukësi renditet në vendin e 38 për nga koeficenti kur kanë mbetur për të zbuluar edhe 5 skuadrat e fundit që do ta marrin pjesë në këtë tur, është thuajse e sigurtë prania e verilindorëve në vazon e ekipeve favorite. Në këtë mënyrë Kukësi eviton një përballje të mundshme në turin e parë me skuadra të tilla si Maribori, Maccabi i Tel Avivit ose Maccabi Haifa, HJK Helsinki, Dinamo e Minskut, Omonia, Aik i Stokholmit, Slovan Bratislava etj.

Shanset e Kukësit për të kaluar minimalisht një raund janë të mëdha sepse si kundërshtarë të mundshëm në turin e parë të besuarit e Klodian Duros mund të kenë klube të tilla si La Fiorita, Trakai, Santa Coloma, Lusitanos, Spartaks Jurmala, Cork City, Valur etj. Më të vështira duken gjërat për Partizanin dhe Teutën me të Kuqtë dhe durrsakët që për të bërë paraqitje sa më pozivite në Europë duhet të kenë edhe pak fat. Për vetë faktin se numëron vetëm një pjesëmarrje në 5 edicionet e fundit të kompeticioneve europiane, që merren si bazë edhe në renditjen e Uefas për klube, Partizani në këtë klasfikim mban vendin e 415-të me 1575 pikë dhe si rrjedhojë do të pozicionohet në vazon e dytë në shortin e turit të parë kualifikues ashtu si edhe Teuta që edhe pse renditet më lartë se të Kuqtë ka një koeficent të ulët dhe duhet të masë forcat me një skuadër më të fortë në letër. Maribori, Videotoni, Spartak Trnava, Debreceni, Admira, Aberdeen, Vaduzi, Stabaeku apo edhe Goteborgu një prej këtyre skuadrave mund të jetë një kundërshtar i mundshëm për Djemtë e Detit dhe të Kuqtë/ Burimi: Supersport

S'KA KOMENTE

Comments are closed.