Europa League/ Vetëm 5 skuadra kalojnë turin

0
SHPËRNDAJE

Vetëm pesë skuadra kanë arritur të sigurojnë fazën me kualifikim direkt të Ligës së Europës pas ndeshjeve të sotme, edhe pse në fakt ishin 12 të tilla në pritje të një bilete për turin tjetër.

Dinamo e Kievit nga grupi i Skënderbeut ishte e para, duke siguruar kualifikimin me fitoren ndaj Jang Bojz, ndërsa më pas atë e ndoqi FC Steaua Bukuresht, Zeniti, Arsenali dhe Lacio, me këtë të fundit që preu biletën e saj vetëm falë një autogoli në minutat e fundit.

Surpriza e madhe e fazës në grupe të Ligës së Europës është eliminimi që pas 4 ndeshjeve të para i Evertonit, një skuadër e ndërtuar me emra të mëdhenj por që ka zhgënjyer plotësisht në Europë. Humbja 3-0 ndaj Lionit ka nxjerrë përfundimisht nga gara skuadrën angleze, ashtu si edhe Makabi Tel Aviv dhe Vardarin, ekipin e vetëm pa pikë deri tani në fazën në grupe.

WARSAW, POLAND – MAY 27: A detail photo of the the Europa League trophy showing previous winners prior to the UEFA Europa League Final match between FC Dnipro Dnipropetrovsk and FC Sevilla on May 27, 2015 in Warsaw, Poland. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

S'KA KOMENTE

Comments are closed.