Europa League vjen edhe pa pagesë për shqiptarët

0
SHPËRNDAJE

eleagJo vetëm grupet e Europa League që vijnë për herë të parë në Shqipëri. Por ja që edhe ndeshjet e skuadrës së parë shqiptare të arritur në një fazë të tillë, Skenderbeut në kompeticionet europiane, do të mund t’i ndiqni në ekranin e televizionit, kundrejt asnjë pagese.

Këtë e ka bërë të mundur kanali shtetëror RTSH, që ka siguruar të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të Europa League për periuën 2016-2018m për të gjithë shikuesit e saj, pa qenë të detyruar të fusin dorën në xhep. Kështu, duke filluar që nga kjo e enjte, do të vijë me të paktën një ndeshje, ku kryesorja do të jetë ajo mes Skënderbeut e Beshiktashit që zhvillohet në “Elbasan Arena”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.