Europa Legue – 180 minuta larg finales së Bazelit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

europa-league-trophy

Kater skuadra per nje Kupe. Uefa Europa League ka mberritur ne fazen e saj gjysmefinale, ku ekipet i ndajne vetem 180 minuta nga finalja e madhe e Bazelit. Tre skuadra kampione te meparshme kane mbetur ne gare, Shakhtar, Liverpool dhe Sevilla por gjithashtu dhe Villarreal qe ka qene dy here gjysmefinalist. Pikerisht skuadra spanjolle do te luaje ne shtepi ndeshjen e pare ndaj Liverpool, duke shpresuar se per here te pare do te arrije te kualifikohet per ne finalen e madhe. Ne dy rastet e meparshme qe eshte eliminuar ne kete faze, skuadra qe ka mundur “nendetesen e verdhe” ka fituar me pas dhe trofeun.

Pasi fitoi nje ndeshje dritheruese me Dortmund ne cerekfinale, Liverpool synon te mbylle vitin me nje trofe qe do te ishte nje fillim i mbare ne krye te “The Reds”. Forca e vertete e spanjolleve qendron te mbrojtja e tyre, aq sa ne shtepi ka 6 fitore ne kete kompeticion gjate ketij sezoni dhe ka pesuar vetem nje gol ne ndeshjen me Sparten e Prages. Liverpool ne krahun tjeter eshte e vetmja skuader qe nuk ka asnje humbje ne kete sezon te Europa League dhe jo rastesisht.

Megjithate ne “El Madrigal” Klopp do te kete jo pak mungesa duke nisur nga ajo e Can, Origit dhe Hendersonit, sezonit i te cilit eshte mbyllur. Ne dyshim eshte Benteke ndersa Sakho eshte i pezulluar per shkak te dyshimeve per doping. Te Villarreal nderkohe mungesa e vetme mund te jete ajo e brazilianit Leo Baptistao. Nje plus per Liverpool eshte se skuadra qe ka eliminuar Villareal ne gjysmefinale, gjithmone ka fituar kompeticionin.

Ne sfiden tjeter ne Lviv do te perballen Shakhtar dhe Sevilla, dy skuadra qe jane ndeshur bashke dhe ne gjysmefinalen e vitit 2007, ku Sevilla barazoi 2-2 ne Spanje dhe fitoi 3-2 ne Ukraine pas kohes shtese. Shakhtar me mire ka bere jashte fushe, ku ka mundur te mbylle pothuajse gjithmone kualifikimin, ndersa Sevilla vjen si skuadra qe ka fituar 2 edicionet e fundit. Andaluzianet nuk do te kene sherbimet e Ramy, Reyes, Vittolos dhe Tremoulinas, ndersa Shakhtar qe eshte ne fillim te sezonit ne Ukraine nuk ka probleme serioze me formacionin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.