Europa Legue/ Gazetat serbe: Sulmi pika më e dobët

0
SHPËRNDAJE

Europa Legue/ Pasi u mundua të krijonte “stuhinë në një gotë uji”, duke shkruar për një skandal në Elbasan, shtypi serb është marrë edhe me lojën e Partizanit të Beogradit në ndeshjen e mbrëmshme me Skënderbeun.

“Kurir” shkruan se Partizani vazhdon të mos fitojë në Europa League dhe se në ndeshjen e “Elbasan Arenës” ishte sulmi pika më e dobët. Më së shumti, kryqëzohet sulmuesi Soumah, i cili kishte një rast të mirë në zonë, por gjuajtja e tij u ndal nga Shehi.

Përmenden po ashtu pritja e Shehit ndaj Tosiçit nga një goditje dënimi dhe shtylla e Miletiç në kohën shtesë.

Ndërkohë, sa i takon skandalit për të cilin shkruante shtypi serb, gjithçka i referohej flamurit shqiptar, që konsiderohet si provokim. Vetë protagonistët serbë dje në Elbasan vlerësuan me nota maksimale atmosferën dhe mikpritjen.

kurir

S'KA KOMENTE

Comments are closed.