Europa Legue/ Ka vetëm 1 mënyrë për ta parë ndeshjen Skënderbeu – Mladá Boleslav

0
SHPËRNDAJE


Europa Legue/ Më 3 gusht, ora 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena” korçarët luajnë ndeshjen e kthimin të turit të tretë kualifikues të “Europa League” ndaj Mladá Boleslav. Fitorja e çon Skënderbeun në “play-off”. Klubi ka vendosur transport falas për të gjithë tifozët që dëshirojnë ta ndjekin ekipin e zemrës në Elbasan. Tifozat do të mblidhen në orën 15:00 të së enjtes para stadiumin “Skënderbeu” për t’u nisur më pas drejt Elbasanit. Ndërkohë, ekipi ka zhvilluar dje seancën e fundit stërvitore në Korçë.

Sot nis grumbullimi në Elbasan, ku nën drejtimin e trajnerit dhe stafit teknik do të zhvillohet seanca e fundit stërvitore, në prag të ndeshjes së kthimit ndaj Mladá Boleslav. Duke marrë shkas nga interesimi i madh në lidhje me kanalin apo platformën televizive që do ta transmetojë ndeshjen, klubi kuqebardhë njofton se deri në këto momente asnjë subjekt televiziv nuk ka paraqitur ofertë zyrtare për të blerë të drejtën televizive për transmetimin e ndeshjes. Deri në këtë moment e vetmja mënyrë për ta ndjekur takimin është duke qenë të pranishëm në stadiumin “Elbasan Arena”!

S'KA KOMENTE

Comments are closed.