Eva Carneiro falenderon tifozët pas përplasjes më trajnerin Mourinho

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imagePremier League/ “Shfryhet” rasti i polemikave midis trajneri të Chelsea, Jose Mourinho, dhe mjekes Eva Carneiro. Shkak për këtë gjë është bërë një status i mjekes së londinezëve në “Facebook”, pas kritikave që erdhën në drejtim të saj nga portugezi. Numri një i pankinës së bluve të Londrës e kritikoi Carneiron pas barazimit 2-2 në “Stamford Bridge” ndaj Swansea, për shkak se ajo u fut të mjekojë në fushë Hazardin duke e lënë ekipin më 9 lojtarë në fushën e lojës.
image
Për të zbutur këtë situatë, mjekja portugeze nuk ka bërë asnjë polemikë, por ka postuar diçka në facebook ku falenderonte tifozët për përkrahjen që i jepnin gjithmonë. Në profilin e saj zyrtar shkruhej: “Faleminderit për përkrahjen tuaj, vlerësoj vërtet shumë.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.