Everton përmbysje të “çmendur” (Video)

0
SHPËRNDAJE

Premier League

West Bromwich – Everton 2-3

Lukaku pas golit të parë
Lukaku pas golit të parë

Everton ka marrë një fitore aq të vështirë por dhe aq të bukur në ndeshjen përmbyllëse për javën e 7 të Premier League. Ekipi i drejtuar nga Roberto Martinez ka arritur të përmbyse disavantazhin e dyfishtë të vendasve, duke zhvilluar kështu një ndeshje fantastike. Pasi kaloi në avantazh të dy golave në minutat 41′ dhe 54′, WBA mendoi se e kishte të lehtë fitoren, por u gabuan. Lukaku autori i një dopiete në këtë ndeshje do të ngushtonte diferencat vetëm pas një minute, në te 55′ kur do të shënonte për të rihapur ndeshjen. Më pas do të ishte Arouna Kone në minutën e 75′ që do të barazonte ndeshjen, ndërkohë që për t’i dhënë këtë fitore të “çmendur” Evertonit do të mendonte pikërisht Lukaku që në minutën e 84′ shënon edhe golin e përmbysjes së madhe për t’i dhënë fitoren ekipit të tij.

Video e golave

https://youtu.be/zuJNqWZ92fQ

S'KA KOMENTE

Comments are closed.