Everton shkatërron “autobuzin” e Mourinhos

0
SHPËRNDAJE

Premier League/ Chelsea i Jose Mourinho duket në një kolaps të vërtetë. Vetëm 4 pikë në pesë javë kampionat, 1 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje. Sikur të mos mjaftonin këto, edhe paraqitjet e fundit në fushën e lojës kanë lënë për të dëshiruar. Humbja e fundit ditën e sotme ndaj Everton ishte vërtetë treguesi i një krize që po kalojnë blutë e Londrës. Ata u mposhtën në “Goodison Park” me rezultatin 3-1, ku heroi i fitores për Evertonin ishte skocezi Naismith që realizoi një tregolësh.

imageGoli i vetëm për Chelsea u shënua nga Nemanja Matic, gol që nuk solli asgjë për ekipin e tij. Everton tregoi se më tepër se paratë, në futboll ka rëndësi dëshira për të luajtur. Me këtë humbje Mourinho bën edhe startin më të keq të sezonit në të gjithë historinë e tij si trajner. Pavarësisht yjeve të shumta që ka në skuadër, tashmë Chelsea duket një ekip pa identitet dhe i lehtë për t’u mposhtur nga kushdo në këtë sezon.

https://youtu.be/q5aqjok2-bA

S'KA KOMENTE

Comments are closed.