F.K Kukësi: Skuadra e Laçit i ka kryer me përgjegjësi detyrat

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ditën e djeshme erdhi një ankesë e klubit të Kukësit në faqen zyrtare në “Facebook”. Menjëherë pas takimit të djeshëm në stadiumin “Laçi”, ndaj këtyre të fundit, klubi kryesues nuk ngurroi të shprehte pakënaqësinë për “shiun” e sendeve të forta që vërshuan në fundin e takimit, veçanërisht pas minutës së 80-të.

Por, klubi i Kukësit, një ditë pas ndeshjes me Laçin, ka dalë me një deklaratë për shtyp, ku ka pranuar me qetësi barazimin në këtë transfertë, duke deklaruar se janë të kënaqur me organizimin e klubit pritës dhe me gjykimin e takimit me kryesor gjyqtarin Eldorjan Hamiti, siç edhe shkruhet në deklaratën e mëposhtme.

“Klubi i F.K. Kukësit ka analizuar edhe njëherë ndeshjen me Laçin, tashmë më me qetësi, pasi kanë kaluar thuajse 24 orë nga përfundimi i takimit. Me vëmendje është analizuar edhe organizimi i takimit nga skuadra vendase, por edhe gjykimi i ndeshjes me kryesor gjyqtarin Eldorjan Hamiti.

Mendojmë se skuadra e Laçit i ka kryer me përgjegjësi dhe ka mbajtur në kontroll situatën me tifozërinë e saj. Lojtarët tanë nuk janë dëmtuar dhe asnjë pjesëtarë i stafit teknik, përpos “presioneve” akustike që janë mëse të ligjshme në stadium.

Gjithashtu jemi të kënaqur edhe me gjykimin shumë të mirë dhe korrekt të gjyqtarit Eldorjan Hamiti. Ndeshja ka qenë e fortë dhe me një luftë të pastër sportive.

Fakti që nuk morëm 3 pikët edhe për meritë të ekipit të Laçit nuk duhet të na shtyjë në gjetjen e alibive. Tashmë, duhet të shohim përpara dhe të bëjmë kthesën që në ndeshjen me Partizanin.

Jemi të sigurt se do të përmbushim të gjitha masat organizative dhe me ndihmën e tifozëve tanë do ta kthejmë në festë. Objektivi i vetëm është marrja e 3 pikëve në fushën e lojës”,-ishte komenti i klubit të Kukësit. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.