F1, Rosberg apo Hamilton. Cili do të triumfojë këtë vit?

0
SHPËRNDAJE

Dy gara nga fundi i Botërorit të Formulës 1, titulli i pilotëve është ende në “ankand”. 19 pikë ndajnë kryesuesin e renditjes Nico Rosberg, nga rivali dhe shoku i skuadrës te Mercedesi, Lewis Hamilton, në një fund shpërthyes të sezonit që askush nuk mund ta parashikojë.

Dy sukseset e fundit në pistën e Austin dhe në Mexico City i kanë shtuar shpresat e britanikut për të qëndruar në fronin e kampionit, duke shtuar edhe më shumë presion te gjermani.

Nico Rosberg, 31 vjeç, ka fituar 23 gara në karrierë, është ngjitur 55 herë në podium dhe numëron 30 “Pole Position”. Sigurisht, statistika mbresëlënëse, por të cilave i mungon “qershia mbi tortë”. Këtë, gjermani do të provojë ta “vendosë” në Çmimin e Madh të Brazilit, në të parin “match point” për botërorin.

Por çfarë ofron rivali, në skajin tjetër? Me një karakter dhe vrull të papërmbajtshëm, britaniku arriti Alen Prost me 51 fitore në karrierë dhe tashmë, ajo çfarë pret dhuratë nga qielli është vetëm një gjysmëhapi fals të shokut të tij te Mercedes. Edhe ai 31 vjeç, me 3 tituj të fituar, 102 podiume, 59 “Pole Position” dhe 2.197 pikë të grumbulluara në karrierë. Këto numra e bëjnë të paparashikueshëm “dialogun” për titullin e Formulës 1.

Lewis Hamilton është penalizuar shumë nga dy tërheqje në Spanjë dhe Malajzi, dështime prej nga Rosberg ka ndërtuar kryesimin e brishtë, por të kalueshëm në dy garat e fundit të Botërorit. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.