‘FA’ dënon yllin e Tottenham

0
SHPËRNDAJE

Dele Alli
Dele Alli

Premier League/ Pas u ndal në barazim 1-1 në sfidën ndaj WBA, gjë e cila e nxorri edhe nga gara për titull, skuadra e Tottenham do të detyrohet të luajë pa yllin e saj në 3 ndeshjet e mbetura.

Dele Alli, lojtari i ri i vitit në Angli, është dënuar nga Federata Angleze me 3 ndeshje pezullim, duke mbyllur kështu para kohe sezonin. Shkak për këtë gjë është bërë përplasja që lojtari i Kombëtares angleze dhe sjellja e dhunshme ndaj Claudio Yacob.

Vetë Dele Alli e ka pranuar dënimin, por kjo gjë nuk e ka ndihmuar që t’a reduktojë atë. Tashmë ai do të mungojë deri në fund të sezonit, teksa do t’a shohim në fushë vetëm gjatë “Euro 2016” me Kombëtaren e Anglisë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.