Fakiç: Jemi një skuadër me shumë karakter, ky ekip të jep shumë shpresë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Drejtori sportiv i Skënderbeut, Haris Fakiç, tregoi se besimi për kualifikimin ra pas pësimit të golit në ndeshjen e sotme ndaj Mlada Boleslav, por vlerësoi karakterin e skuadrës që arriti ta kthente rezultatin. Ai foli edhe për merkaton duke vlerësuar maksimalisht sulmuesin e ardhur nga Kievo, Ali Sowe.

“Pas pjesës së parë ishim në një pozitë të vështirë. Treguam se jemi një skuadër me shumë karakter dhe kjo skuadër të jep shumë shpresë. Nuk kishim shumë besim kur pësuam golin, por në futboll nuk ka asgjë të pamundur.

Pas golit të parë më pas besova maksimalisht te kualifikimi, sepse skuadra ndryshoi tërësisht. Kemi tifozë të mrekullueshëm dhe ia dolëm. Merkato? Kemi bërë lëvizje shumë të mira, pasi sulmuesi Ali Sowe është vërtetë shumë i fortë”,-mbylli prononcimin e tij, drejtori sportiv i Skënderbeut, Haris Fakiç. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU