Faktet flasin, Inzaghi më mirë se Mihajloviç

0
SHPËRNDAJE

Serie A/ Ekipi i Milan këtë sezon e nisi me ndryshime të mëdha teksa ndryshoi edhe trajnerin e skuadrës. Nga pankina u largua Filippo Inzaghi dhe vendin e tij e zuri trajneri serb, Sinisa Mihajlović. Ky i fundit u prit me mjaft bujë dhe ceremoni nga ana e drejtuesbe kuqezi, ndërsa ish-trajneri Inzaghi u shkarkua nga detyra me motivacionin e rezultateve negative. Në të vërtetë deri në këto 6 javë të para, Milani i drejtuar nga Inzangi u paraqit më mirë se sa Milani që drejtohet tashmë nga Mihajloviç, duke bërë të lindin pikëpyetje nëse ishte trajneri serb zgjedhja e duhur për ekipin kuqezi, apo jo.

Milani i Inzaghit

Filippo Inzaghi ish-trajner i Milan
Filippo Inzaghi ish-trajner i Milan

Me ish-sulmuesin kuqezi në krye, ekipi i Milan do t’a fillonte mjaft mirë sezonin, teksa në javën e parë të Serie A do të mposhtnin ekipin e Lazios me rezultatin 3-1 brënda në San Siro, që në fund Lazio e drejtuar nga trajneri Pioli përfundoi e treta në renditje. Një javë më vonë, pikërisht në të dytën, kuqezinjtë të udhëhequr nga Menez që realizoi atë gol të çmendur, do të fitonin kundër Parmës me rezultatin 4-5 në transfertë. Një ndeshje spektakolare ajo, ku tregoi që Milani do të ishte i frikshëm në atë sezon. Në javën e tretë Milan priti në shtëpi Juventusin, ku zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë por u mposht nga një gol i realizuar nga Carlos Tevez. Më pas në javën e katërt dhe të pestë erdhën dy barazime rradhazi, në fushën e Empolit me rezultatin 2-2, dhe në fushën e Cesenës me rezultatin 1-1. Java e gjashtë dhe e fundit në listë ishte ndeshja ndaj Chievos, të cilën kuqezinjtë e drejtuar nga Inzaghi e fituan me rezultatin 2-0 me gola të shënuar nga Muntari dhe Honda. Në total të 6 ndeshjeve Milan numëronte 3 fitore, 2 barazime dhe vetëm 1 humbje, pikërisht atë ndaj Juventus, duke grumbulluar 11 pikë në total. Gjithashtu ekipi kishte shënuar edhe 13 gola, duke patur shifra të mira edhe në sulm.

Milani i Mihajloviç

Sinisa Mihajlovic traneri aktual i Milan
Sinisa Mihajlovic traneri aktual i Milan

Ndërsa ekipi nën drejtimin e trajnerit të ri serb, nuk e nisi ashtu si në sezonin e kaluar. Në javën e parë të Serie A erdhi një humbje 2-0 përballë Fiorentinës, dhe veç humbjes një lojë mjaft e dobët nga kuqezinjtë. Pas kësaj humbje, Milan do të shijonte edhe pikët e para në kampionat, teksa në javën e dytë do të fitonte përballë Empolit me rezultatin 2-1 falë golave të Carlos Bacca dhe Luiz Adriano. Në javën e tretë sërisht një humbje për ekipin e drejtuar nga Mihajloviç, këtë rradhë duke u mposhtur në derbin kundër Interit me rezultatin 1-0. Më pas do të vinte edhe kthesa për kuqezinjtë e Milanos, teksa në javën e katërt dhe të pestë do të vinin dy fitore të njëpasnjëshme, edhe pse te vuajtura. Milan fiton me vështirësi përballë Palermos me rezultatin 3-2, dhe i njëjti rezultat përsëritet një javë më vonë në transfertën e Udineses. U duk se “Djalli” u rikthye, por në javën e gjashtë të Serie A, ata u mposhtën nga Genoa me rezultatin 1-0, duke koleksinuar humbjen e tretë. Në 6 javë ekipi i drejtuar nga Mihajloviç ka koleksionuar 3 fitore, 3 humbje dhe asnjë barazim, me 9 pikë të grumbulluara në total. Në llogari mungojnë 2 pikë nga sezoni i kaluar, dhe gjithashtu mungojnë edhe 5 gola teksa këtë sezon ka shënuar 8 herë duke pësuar po kaq gola

S'KA KOMENTE

Comments are closed.