Fanella e Shqipërisë ndër 10-të më të bukurat e “Euro 2016”

0
SHPËRNDAJE

fanella

Fanella që do të përdorë kombëtarja shqiptare e futbollit në “Euro 2016” konsiderohet si një ndër 10 më të pëlqyerat.

Kjo pasqyrohet në një sondazh që ka nisur Sky Sports i cili u ka kërkuar tifozëve që të shprehin opinionin e tyre për këtë çështje nëpërmjet votimit.

Fanella e kombëtares sonë në këtë pikë ndodhet në vendin e 10 me 17 mijë pëlqime, duke lënë pas uniformat e skuadrave të tilla si Suedia apo edhe Zvicra.

Procesi i dhënies së preferencave është i thjeshtë. “Sky Sports” ka publikuar fotot e të gjitha fanellave të shoqëruara me shigjetat “lart” dhe “poshtë” për pëlqimet dhe mospëlqimet. Klasifikimi përpilohet pikërisht duke u bazuar te votat që pëlqejnë fanellat, me uniformën kuqezi që konkurron mjaft mirë.

Ndërkaq, fanella më e pëlqyer nga tifozët po rezulton të jetë ajo e Francës, me 40 mijë pëlqime, e ndjekur nga ajo e Kroacisë me 33 mijë vota, ndërsa fanella e Turqisë plotëson podiumin me 32 mijë pëlqime. Në pesëshen e fanellave më të preferuara janë Portugalia dhe Polonia, ndërkohë që më poshtë janë Italia apo edhe Gjermania.

Akoma më keq është Spanja. Fanella e Skuadrës kampione të Evropës ndodhet në vendin e 21 me 7200 pëlqime, ndërsa si fanella më e shëmtuar konsiderohet ajo e Ukrainës, me vetëm 4 mijë pëlqime.

fanellat

S'KA KOMENTE

Comments are closed.