Fassone i sinqertë: Portierin Donnarumma e ka në dorë Raiola

0
SHPËRNDAJE

Gianluigi Donnarumma është telenovela e madhe e merkatos verore të Milanit, pasi klubi kuqezi po blen lojtarë cilësorë dhe po habit me shpejtësinë e lëvizjes në treg, por ndërkohë nuk po arrin të rinovojë me portierin e talentuar, i konsideruar nga të gjithë si ylli i ardhshëm i futbollit botëror dhe pasuesi i gardianit Gianluigi Buffon.

Vetë Donnarumma deklaroi edhe dje se dëshiron të qëndrojë te Milani, por firma nuk ka dhe drejtori i përgjithshëm i Milanit, Marko Fassone, ka shpjeguar ku qëndron problemi, duke folur për Radio 24.

“Shpresoj me gjithë zemër ta mbajmë portierin Donnarumma, është një djalosh shumë i talentuar. Po mundohemi ta joshim ashtu si bëhet me një femër të bukur, por në këtë rast është edhe dikush në mes dhe që di ta bëjë mirë zanatin e vet…

Shpresoj që gjithçka të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme për Milanin”.

Pa ia përmendur emrin, Fassone “thumbon” menaxherin Mino Raiola, agjentin e famshëm i cili vazhdon të refuzojë ofertën e Milanit për rinovim deri në vitin 2022 me 4-4,5 milionë euro neto në vit, plus bonuse.

Arsyeja? E thjeshtë, ka klube që ofrojnë më shumë, për portierin Donnarumma dhe menaxherin Raiola. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.