Fati i keq/ Lojtari shqiptar i jep fund karrierës në moshën 28-vjeçare,

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Polizoi Arbri nuk do të luajë më futboll si lojtar profesionist. Përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në facebook, ish-mbrojtësi i njohur i Kukësit, Vllaznisë dhe Flamurtarit ka bërë me dije që është detyruar të “varë këpucët” në gozhdë në moshën 28-vjeçare.

Shkak është bërë një dëmtim i marrë sezonin e kaluar gjatë një seance stërvitore me skuadrën e Kukësit.

Beratasi iu nënshtrua operacionit dhe kohët e fundit kishte nisur fazën rikuperuse. Por, sot vetë ai jep lajmin “bombë” teksa shkruan i përlotur: “Këtu ndahen rrugët tona. Do të më mungosh shumë”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.