Fatjon Antoni transferohet në Superligën greke

0
SHPËRNDAJE
Loading...

default_Fatjon Antoni Apol2015-16
Antoni

Futbollisti shqiptar Fatjon Antoni ka nënshkruar për ekipin grek AEL Larissa i cila vitin e kaluar doli në vendin e parë të ligës së dytë greke duke fituar të drejtën për të marrë pjesë në Superligë. Po në të njëjtin ekip luan edhe shqiptari tjetër, mesfushori 19 vjecar Gertin Hoxhalli.

Antoni, që gjithashtu luan në rolin e mesfushorit, kaloi te Larissa pas një sezoni të suksesshëm te Apollon i Athinës ku luajti 26 ndeshje dhe shënoi 3 gola. Kjo është hera e parë për lojtarin 25 vjecar që merr pjesë në Superligë pasi prej vitesh ka luajtur në kategorinë inferiore.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.