Fatlum Nurja: Gjobiteni Bakajn dhe lekët e tij kalojani Erkand Qerimajt

0
SHPËRNDAJE
loading...

Superiorja / Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Shkodër dhe një nga temat e rendit të ditës ka qenë shpërblimi i disa ekipeve dhe sportistëve kampionë të “Sportklub Vllaznia”. Por, ndërsa është shpërblyer ekipi i volejbollit të të rriturve, i futbollit të femrave, i xhudos, atletë e basketbollistë, ka rënë në sy mungesa e nënkampionit të Europës, Erkand Qerimaj. Kryetari i Këshillit Bashkiak, Xhemal Bushati, ka theksuar se një çështje e tillë do t’i kalojë institucionit të Bashkisë Shkodër dhe në mbledhjen e ardhshme do të ketë një vendim për të. Por, ndërkohë, propozimi më interesant ka ardhur nga këshilltari Fatlum Nurja, që është gjithnjë kritik ndaj situatës së krijuar te Vllaznia:

“Po flas për një shpërblim të mundshëm ndaj një sportisti si Erkand Qerimaj. Natyrisht që ai e meriton, por pyetja që lind është se ku do t’i marrë bashkia këto lekë për shpërblim. Unë ua kam gjetur zgjidhjen. Mjafton t’i referohemi rastit të futbollistit Bakaj. Nga sa kam parë, ai paguhet 20 mijë euro për një periudhë 5 mujore. Nisur nga refuzimi për të luajtur në ndeshjen e kampionatit me Tiranën, kam mësuar se një veprim i tillë mund të ndëshkohet sipas pikave të kontratës. Prandaj është shumë e thjeshtë. Përderisa ka refuzuar të luajë e të zbatojë kontratën, të gjobitet dhe ajo vlerë e gjobës së tij t’i kalojë Qerimajt, është shumë e thjeshtë kjo gjë”.

Burimi: http://telesport.al/propozimi-keshilltarit-nurja-gjobiteni-bakajn-shperbleni-qerimajn/
© telesport.al

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU