Faza e katërt nis me mungesa, ja formacioni me lojtarët që mungojnë

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Faza e katërt e Kategorisë Superiore do të nisë me shumë mungesa përbërjen e skuadrave. Ndalesa që i bëri kampionatit kombëtarja me dy miqësoret e saj, nuk shërbyen për të rikuperuar futbollistë të dëmtuar për disa prej skuadrave. Kështu për javën e 28-të të Superligës do të jetë një formacion i tërë titullarësh në tribunë, për arsye dëmtimesh dhe pezullimesh. Një formacion për t’u patur zili, duke nisur nga porta, me malazezin Andrija Dragojevic, që pas kartonit të verdhë të marë në minutën e 72 të sfidës Bylis-Vllaznia do të mungojë për shkodranët.

Gentian Muça
Gentian Muça

Mbrojtja në formacionin e mungesave të javës së 28-të sheh 3 futbollistë të Tiranës dhe një të Teutës. Me kartonin e verdhë të marë ndaj Kukësit në minutën e 37 Dorian Kërciku ka plotësuar numrin e 3 kartonave të verdhë dhe do të mungojë ndaj Tërbunit, ashtu si dhe Gentian Muça dhe Dejan Karan të cilët vijojnë të jenë të dëmtuar.

Për arsye kartonash do të mungojë për Teutën Slavko Lukic, që ndaj Partizanit u ndëshkua me kartonin e verdhë në minutën e 31. Një mungesë e rëndësishme për Djemtë e Detit në duelin me Flamurtarin. Një tjetër mungesë për skuadrën e Maganit do të jetë mesfushori Ardit Hilaj që në fundin e sfidës me kryeqytetasit u ndëshkua me karton të verdhë.

Hamdi Salihi
Hamdi Salihi

Në të njëjtën sfidë në minutën e 60 u ndëshkua braziliani Filipe Gomez që nuk do të jetë i gatshëm për Andrea Agostinellin në përballjen me Lacin. Për arsye dëmtimi këtë javë do të mungojnë për Tiranën Olsi Teqja dhe Argjent Malaj, si dhe Bakary Nimaga për Skënderbeun. Në majën e sulmit të këtij formacioni qëndron goleadori i kampionatit Hamdi Salihi, i dëmtuar gjatë një seance stërvitore. /SuperSport/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.