Fazliu: S’ka më hapa falls me Vllazninë

0
SHPËRNDAJE

12009560_431733583687710_7990435692951916349_nZyra për shtyp e Partizanit shumë serioze në organizimin e konferncave për shtyp të lojtarëve në vigjilje të takimeve ka organizuar përpara pak minutash një tjetër prononcimin pas atij të Alsid Tafilit. Rradhën e kishte shqiptari i Kosovës Astrit Fazliu, i cili analizoi përpara gazetarëve të pranishëm ndeshjen me Vllazninë. Një vit më parë shkodranët fituan në “Qemal Stafa” dhe në “Loro Borici” dy ndeshje që në fund i “gjogjën” shumë të kuqve. Kësaj here Fazliu premton se do të jetë ndryshe. Për më tepër ndiqni në vazhdim prononcimin e sulmuesit këmbëshpejtë:

10997771_431056923755376_8132586298643724560_n“Çdo ndeshje ka vështirësi dhe kërkon mobilizim maksimal nga ana jonë, pasi në fund ajo që na intereson janë tre pikët. Tashmë ambicjet tona janë të qarta dhe nuk na lejojnë të bëjmë hapa falls siç ndodhi sezonin e kaluar ndaj Vllaznisë. Ekipin e shoh këtë vit më solid dhe kam besim që do t’ia dalim. Kam pasur disa dëmtime gjatë këtij fillim sezoni , por tashmë i kam hedhur pas dhe jam rekuperuar plotësisht dhe jam i gatshëm të jap maksimumin tim sa herë të më kërkohet. Nuk e shoh aspak problem nëse e nis takimin nga stoli apo titullar, pasi të gjithë sëbashku kemi të vetmin objektiv, Titullin Kampion. Ky është viti im i dytë me të kuqtë dhe kjo sigurisht më ka ndihmuar të përshtatem plotësisht me ambientin në klub dhe kampionatin shqiptar. Kam besim që ky do jetë viti ynë viti i Partizanit.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.