FC Prishtina prezanton trajnerin e ri

0
SHPËRNDAJE

????????????????????????????????????

Prishtina ka ndryshuar trajnerin e saj, duke emëruar Arsim Thaqin në krye të skuadrës.

Bardhekaltrit e kanë njoftuar diçka të tillë me anë të faqes zyrtare në “Facebook”, ndërkohë që gjermani Lindeman mbetet në klub në rolin e drejtorit sportiv.

“Bordi i FC Prishtina ka vendosur që të emëroj trajner, menaxherin e deritanishëm të Shkollës së futbollit FC Prishtina, Arsim Thaqi. Thaqi e njeh skuadrën e Prishtinës, teksa është në klub prej një vit dhe ka kontratë me klubin tonë edhe për një vit tjetër. Gjithashtu ai ka licencën “UEFA Pro”, ndërsa ushtruesi i detyrës së trajnerit deri më tani, Lutz Lindeman, mbetet drejtor sportiv i FC Prishtina”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e klubit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU