Federata Angleze dënon rëndë Zlatan Ibrahimoviçin

0
SHPËRNDAJE


Premier League / Zlatan Ibrahimoviç vuan pasojat e atjj gjesti anti – sportiv që bëri në ndeshjen ndaj Burnemuthit. Tani është zyrtarizuar edhe vendimi nga Federata Angleze, ku gjigandi suedez është pezulluar me tre ndeshje nga fusha e lojës.

Ibrahimoviç goditi me bërryl lojtarin Mings të Burnemuthit, teksa fillmishtu ky i fundit e shkeli me atlete në kokë. Pak minuta më pas, suedezi ia ktheu duke e goditur me bërryl, por kjo nuk i shpëtoi komitetit disiplinor të FA, që dënuan Ibrën me tre ndeshje.

Sulmuesi i Mançesterit do të mungojë në ndeshjet kundër Midëllsbrout dhe Uest Hem në kampionat, si edhe në çerekfinalen e Kupës FA ndaj Çelsit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU