Federata Italiane me ndryshime të mëdha në rregullore

0
SHPËRNDAJE

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka miratuar disa ndryshime rrënjësore duke filluar menjëherë nga ky edicion. Kështu çdo klub mund të federojë deri në 25 lojtarë të moshes mbi 21 vjeç ndërsa për lojtarët poshtë kësaj moshe nuk do të ketë kufizime dhe mund të federohen sipas nevojës së klubit.

Gjithashtu çdo klub duhet të ketë të federuar të paktën katër lojtarë të dalë nga fidanishtja e vet pa dallim etniciteti por veç kësaj duhen edhe katër italianë nga mosha 15 deri në 21 që të kenë qenë të rregjistruar në klube italiane për së paku 3 vite, në mënyrë që të rritet kështu edhe prodhimi vendas.

Edhe për lojtarët ekstrakomunitarë (të vendeve jashtë Bashkimit Europian) dekreti i FIGC do të jetë të lejohen dy të tillë që mund të zëvendësohen nga po kaq në çdo kohë. Duhet gjithashtu që të paktën njëri prej këtyre të ketë luajtur minimumi dy ndeshje për Kombëtaren e vet në të njëjtin sezon ose pesë gjithsej në karrierën e vet.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.