Federata maqedone heton Vardarin por a do ta dënojë?

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka bërë të ditur se ka nisur një procedurë disiplinore kundër Vardarit te Shkupit, për shkak të sjelljeve jo të hijshme të tifozëve si dhe për përdorimin e mjeteve piroteknike gjatë ndeshjes. Mirëpo FFM-ja nuk do ta hetojë Vardarin për dhunën fizike të ushtruar nga tifozët e saj ndaj kryesisë së ekipit shqiptar FC Shkupi i ndodhur në zonën VIP.

Klubi shqiptar i lagjes Çair arriti të marrë një barazim të madh 2-2 në momentet e fundit të ndeshjes së zhvilluar në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup në javën e parë të kampionatit, ku tifozët vendas thërritën kore raciste kundër shqiptarëve si dhe ushtruan dhunë fizike gjatë dhe pas ndeshjes.

Mbetet për tu parë në vazhdim nëse FFM-ja do të ndëshkojë klubin e Vardarit apo do të bëjë një sy qorr e një vesh shurdh duke nxitur kështu në të ardhmen edhe më shumë trazira ndëretnike në stadiumet e futbollit në Maqedoni.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.