Federata zviceriane me dorë te “hekurt” ndaj Xhakës

0
SHPËRNDAJE

Xhaka në dyluftim
Xhaka në dyluftim

Legjionarët/ Mesfushori i Basel dhe i Kombëtares Shqiptare, Taulant Xhaka është njohur me masën ndëshkimore të dhënë për të pas atij gjesti të keq që ai bëri në ndeshjen ndaj Young Boys. Federata zviceriane ka dënuar me 4 javë pezullim mesfushorin shkatarrues pasi pa provat filmike ku ai goditi me shpullë lojtarin e ekipit kundërshtar Renato Steffen. Kjo gjë i ka kushtuar mesfushorit shqiptar këtë dënim, duke e lënë jasht ndeshjeve të ekipit të Basel. Me këtë dënim të marrë, Xhaka vë në pikëpyetje edhe vendin e titullarit për ndeshjen ndaj Serbisë, duke parë që ai tashmë nuk do të jetë pjesë e ndeshjeve zyrtare me ekipin kampion zvicerian, dhe për këtë shkak forma e tij nuk pritet të jetë ajo më e mira që jemi mësuar të shohim.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.