Fejzullahu: Kukësi ishte indiferent, na shënuan me vetëm një rast

0
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi i Partizanit Arbnor Fejzullahu u pa i zhgënjyer, pas barazimit ndaj Kukësit, që sipas tij nuk tregoi asgjë në fushë.

“Kukësi ishte indiferent, luajtëm një ndeshje shumë më të mirë, dominuam që nga minuta e parë dhe deri në fund. Kukësi na shënoi me vetëm një rast.

“A kishim plan B? U munduam, bëmë detyrën tonë, dhamë gjithçka, por nuk ia dolëm dot. Ka ende rrugë, të shohim deri në fund.

“Goli i pësuar, a pata faj? Ishte Atanda që mbulonte mbrojtësin Shameti, ndërsa topi erdhi shpejt tek unë dhe më goditi në gjoks, nuk pata mundësi të reagoja”,-mbylli prononcimin e tij, mbrojtësi i Partizanit, Arbnor Fejzullahu. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU