Felipe Melo rikthehet në Serie A

0
SHPËRNDAJE

FelipeMelo

Sipas mediave turke mesfushori brazilian i Galatasaray, Felipe Melo është shumë pranë transferimit te Interi. Mediat lokale turke shkruajnë se lojtari ka arritur një akord me Interin mbi bazën e 3.1 milionë eurove për 2 vjet. Në ditët e shkuara mesfushori shprehu hapur dëshirën për tu transferuar te zikaltërit pasi familja e tij dhe ai nuk ndiheshin mirë në Turqi. Presidenti i Galatasarayit duke parë marrëdhëniet e mira me lojtarin është shprehur se nuk do të bëjë rezistencë për largimin e Melos. Interi do ishte skuadra e tretë në Itali për brazilianin pasi në të kaluarën ka veshur fanellat e Fiorentinës dhe Juves.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.