Femrat/ Shqipëria për herë të parë kundër Kroacisë

0
SHPËRNDAJE

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se ka siguruar edhe dy ndeshje shumë të rëndësishme miqësore me kundërshtar të fortë si Kroacia, në kuadër të eliminatoreve të ardhshme për Kampionatin Europian.

Jo një por dy të tilla janë planifikuar me 31 gusht dhe 2 shtator, të dyja ndeshjet priten të zhvillohen në Kroaci. Takimi i pare do të luhet në ora 18:00 në Belisce dhe i dyti në 11:00 në Olimpija.

Trajneri Altin Rraklli dhe stafi drejtues kanë grumbulluar këto lojtare për këto dy sfida: Pëllumbesha Gjyli, Merva Gerbeti, Arbiona Bajraktari, Fitore Govori, Luçie Gjini, Sara Maliqi, Klaudia Rrotani, Cyme Lulaj, Aurora Seranaj, Megi Doçi, Saranda Hashani, Adelina Bala, Naime Merovci, Suada Jashari, Denisa Proto, Dafina Memedov, Geldona Morina, Feride Kastrati, Fatbardha Aliu.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.