Fenerbahce do qershinë mbi tortë për merkaton e saj

0
SHPËRNDAJE
Loading...

PARIS, FRANCE - SEPTEMBER 30:  Goalkeeper, Salvatore Sirigu of PSG gives his team mates instructions during the Group F UEFA Champions League match between Paris Saint-Germain v FC Barcelona held at Parc des Princes on September 30, 2014 in Paris, France.  (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Pasi ka mbyllur transferimet e Luis Nani dhe Robin Van Persie, klubi turk i Fenerbahces nuk mjaftohet me kaq dhe po kërkon ende lojtarë për të perfeksionuar ekipin për vitin e ardhshëm dhe të tentojë fitoren e Superligës Turke. Sipas CalcioMercatoNews.com drejtuesit e Fenerbahce janë në kontakte të vazhdueshme me PSG për transferimin e portjerit Italian Salvatore Sirigu në Turqi. Pas afrimit të portjerit gjerman Trapp, Sirigu nuk e ka më të sigurt vendin në formacion dhe Fenerbahce është gati të ofrojë 15 milionë euro për kartonin e tij. Nga ana e tij Sirigu i ka kërkuar kohë për tu menduar klubit turk, kjo me shumë mundësi për të pritur nëse ndonjë klub i madh europian do bëjë ndonjë ofertë në drejtim të tij.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.