Fenerbahce ofertë për Robben, ja përgjigja e Bayern

0
SHPËRNDAJE

robbenKlubi turk i Fenerbahces ka bërë disa goditje gjatë kësaj merkatoje vere. Mjafton të përmendim këtu emrat e Robin Van Persie dhe Nani të ardhur nga Manchester United. Turqit nuk kishin ndërmend të ndaleshin me kaq dhe trokitën në derën e Bayern Munich duke prezantuar një ofertë për Arjen Robben. Përgjigja e Bayern ka lënë me gojë hapur drejtuesit e Fenerbahces, siç ka thënë edhe presidenti i klubit turk Aziz Yildirim: “Tentuam që ti bënim një ofertë të rëndësishme Bayernit për Robben por klubi gjerman nuk ka pranuar as të ulet në bisedime për të dëgjuar ofertën tonë duke e refuzuar menjëherë atë.” – u shpreh presidenti turk. Bayerni tregon në këtë mënyrë besimin e madh që klubi dhe Guardiola kanë te holandezi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.