Fenerbahçe-Van Persie, martesë zyrtare

0
SHPËRNDAJE

vpRobin Van Persie është tashmë edhe zyrtarisht një futbollist i Fenerbahçes. Sulmuesi 31-vjeçar holandez ka firmosur kontratën me klubin e ri, që e ka paguar rreth 6 milionë euro nga Manchester United. “Ndihem i nderuar që do të vesh këtë fanellë dhe që kanë ardhur shumë tifozë për të më uruar mirëseardhjen. Do të bëj gjithçka për të ndihmuar skuadrën që të fitojë shumë trofe”, kanë qenë fjalët e para të ish-lojtarit të Arsenalit e Manchesterit. Ai te klubi i Stambollit do të rigjejë Nanin, me të cilin ka luajtur në “Old Trafford”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.