Festimi i Barcelonës gjatë përmbysjes historike shkaktoi lëvizje të tokës

0
SHPËRNDAJE

Përmbysja madhështore që Barcelona bëri ndaj Paris Saint Germain në Ligën e Kampionëve shkaktoi emocione të papërshkrueshme në radhët e tifozëve blaugrana dhe jo vetëm. Megjithatë përjetimi i suksesit nga ata që ishin të pranishëm në “Camp Nou” përveç lotëve të gëzimit solli edhe lëvizje sizmike të tokës.

Një sizmograf i ndodhur rreth 500 metra larg stadiumit të Barcelonës regjistroi gjatë ndeshjes lëvizje të lehta sizmike për shkak të festimit të golave të shënuar nga ana e 96,290 tifozëve të pranishëm.

Një përfaqësues i Institutit të Sizmologjisë, Jordi Dias, ka treguar për mediat spanjolle se gjatë festimit të golave janë regjistruar lëvizje të tokës afërsisht në magnitudën 1 Rihter.

“Festimi i golit të dytë dhe të tretë shkaktoi një lëvizje më të madhe se normalja, ndërkohë që goli i gjashtë regjistroi vlerën më të lartë”,-tha përfaqësuesi i Institutit të Sizmologjisë, Jordi Dias. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.