Festojnë Irlanda e Belgjika, përcaktohet shorti

0
SHPËRNDAJE

irlandaËshtë përmbyllur faza e grupeve në Euro 2016, teksa prej orës 21:00 u luajtën dy ndeshjet e grupit E.

Të dyja përballjet u mbyllen me rezultatin e njëjtë 1 – 0, me Irlandën që mundi minimalisht Italinë falë golit të  Bredit në minutën e 85-t, dhe Belgjikën që mundi Suedinë me një gol të Naingolan që shënoi në të 84-tën minutë.

Këto rezultate bënë që nga ky grup, përveç Italisë që e kish siguruar kualifikimin, të kalonin më tej edhe Belgjika me Irlandën.

Grupi E: Italia 6 pikë, Belgjika 6 pikë, Irlanda 4 pikë, Suedia 1 pikë

Me përfundimin e ndeshje të grupeve, është përvaktuar edhe shorti për 1/8 finale që është si më poshtë:

shorti

S'KA KOMENTE

Comments are closed.