Feston Flamurtari, paga edhe premio brenda javës

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Flamurtari pret Tiranën këtë fundjave dhe motivimi para kësaj ndeshje është i madh, pasi nevoja për pikë është e madhe, ndërkohë që lojtarët presin edhe të “mbushin xhepat”.

Administratori Sinan Idrizi ka deklaruar në “Sport Ekspres” se brenda kësaj jave ekipi do të marrë pagat dhe premion, çka normalisht i gëzon lojtarët.

Nga ana tjetër, ashtu siç pritej ndeshjes me Tiranën do të luhet me tifozë, pasi klubi vlonjat do paguajë gjobën prej 5 milionë lekësh për të shlyer dënimin me një ndeshje të mbetur nga ajo çka vendosi Komisioni i Disiplinës pas ndeshjes me Skënderbeun.

Sa i takon premio, futbollistëve vlonjate pritet t’u shpërndahet një shumë prej 40 milionë lekësh, teksa 20 milionë janë prej fitores me Luftëtarin, dhe nga 10 milion për fitoren me Vllazninë dhe barazimin në Durrës me Teutën.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.