Feston Lushnja, rikthehet në Superiore pas 3 vjetësh

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Goli i kapitenit Sefa

Kategoria e Parë / Lushnja feston rikthimin në Kategorinë Superiore. Skuadra e drejtuar nga Artan Bano fitoi 1-0 në finalen e Grupit B përballë Bylisit dhe kthehet në elitën e futbollit shqiptar pas tre vjetëve mungesë.

Sfida direkte u vendos nga goli i shënuar nga sulmuesi, Fatjon Sefa, që në duelin më të rëndësishëm të sezonit mbante edhe shiritin e kapitenit.

Sfida e luajtur në “Roza Haxhiu” ishte e denjë për një finale, me emocione të jashtëzakonshme, por edhe episode. I tillë ishte momenti i minutës së 44-rt, kur mbrojtësi Kuçi i Bylisit u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke kopromentuar shanset e ekipit të drejtuar nga Devolli.

Lushnja jo vetëm që arriti të kontrollonte lojën, por kërkoi edhe golin e dytë me Cankën dhe Sefën, me tentativat që u neutralizuan nga portieri Rizvani.

Në fund verdhejeshilët triumfuan dhe kurorëzuan një sezon fantastik, të cilin e kanë dominuar nga fillimi deri në fund. Lushnja kthehet në Kategorinë Superiore, me synimin për të qenë edhe aty protagoniste.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.