Feston Manchester United, FA Cup shpëtoi sezonin

0
SHPËRNDAJE

imageSkuadra e Manchester United i ka bërë një mbyllje të mirë sezonit, teksa ka fituar trofeun e dytë për nga rëndësia në Angli. Ekipi i drejtuar nga Louis Van Gaal mposhti në finale vetëm pas kohës shtesë Crystal Palace me rezultatin 1-2.

Koha e rregullt u mbyll me shifrat 1-1 teksa të parët kaluan në avantazh londinezët e Crystal Palace falë një goli të Puncheon në minutën e 78′, por “djajtë e kuq” barazuan shumë shpejt teksa në minutën e 81′ Mata i dërgoi shifrat në 1-1.

Në kohën shtesë gjërat u duk se u vështirësuan për Manchester United pasi Smalling doli me karton të kuq në minutën e 105′, por vetëm 5 minuta më pas Lingard shënoi golin e fitores duke bërë që ekpipi i Manchesterit të marrë një trofe këtë sezon.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.