FFK kopjon Shqipërinë: Pezullim 6 muaj trajnerin e njohur

0
SHPËRNDAJE
loading...

Federata e Futbollit të Kosovës është pranuar rishtazi në UEFA e FIFA, por për fat të keq në hapat e parë të funksionimit të saj  si anëtare e tyre po kopjon anët e errëta të asaj që ka ndodhur ndër vite në Shqipëri. Së fundmi, në Kosovë u publikua nga mediat një skandal manipulimi të rezultateve që përfshinte arbitrat dhe  një trajner.

Për këtë, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka dënuar me gjashtë muaj ndalesë kryerje
të funksionit si trajner trajnerin e njohur Ismet Munishi. Ky vendim vjen pasi në një video shihej se si gjyqtari Bajram Gashi i tregonte me mburrje Munishit se ka ndihmuar Dritën. Për një vit është pezulluar edhe gjyqtari Bajram Gashi, ndërsa për gjashtë muaj asistenti i tij Edmond Zeqiri.  Delegati Ali Ajeti është dënuar me dy vjet.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.