FIFA dënon ish-kryetarin e Federatës Gjermane

0
SHPËRNDAJE
Loading...

niersbach
FIFA ka njoftuar se ish-presidenti i Federatës së Futbollit në Gjermani, Wolfgang Niersbach, është dënuar për një vit përjashtim nga të gjitha aktivitetet që lidhen me futboll.

Niersbach raportohet se dinte për ryshfetin që u dha në procesin për përzgjedhjen e Kampionatit Botëror 2006. FIFA në këtë rast raportohet se kishte fituar afër 5 milionë funte në shkëmbim të votave.

Tani Komiteti Etik i FIFA-s ka vendosur që Niersbach të mos ketë të drejtë të marrë pjesë në asnjë aktivitet të futbollit për 12 muaj.

Niersbach u largua nga roli i tij në Federatën e Gjermanisë në nëntorin e shkuar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.